I dhuroi Romës Evropën, Ranieri e mbyll me lavdi: Ka qenë një karrierë e bukur

- Bota Sot

I dhuroi Romës Evropën, Ranieri e mbyll me lavdi: Ka qenë një karrierë e bukur

Në javën e fundit të Serie A, në sfidën e tij të fundit si trajner, Claudio Ranieri për pak vuri në jetë një tjetër mrekulli, flirtoi me një vend në Champions, por në fund e mbyll në vendin e 5-të dhe me një biletë për në Europa League. Fati i Champions nuk ishte vetëm në dorën e tij, por Ranieri dhe Roma e tij bënë saktë edhe detyrën e fundit, triumfuan 0-2 përballë Torinos, falë golave të Paredes dhe Saelemaekers.

Në fillim, kur Ranieri mori drejtimin e Romës sigurimi i një biletë për në Europë dukej një mision i pamundur, në një kohë kur verdhekuqtë kishin vetëm 13 pikë pas 12 javë, por ja që Ranieri ia doli duke e mbyllur me lavdi karrierën e tij:

“Mendoj se bilanci i karrierës time është i bukur, por gjithsesi, pas disa muajsh apo viti do të qetësohem dhe do të mendoj për karrierën time. Kush do të jetë trajneri i ri i Romës? Këto do ta thotë presidenti, është i pronari, ai e di më mirë se kur do ta bëjë publike”, u shpreh Ranieri.

I ndryshëm është diskutimi në pjesën tjetër të kryeqytetit. Lazio e mbyll sezonin me dramë, jashtë Evrope. Ekipi i Hysajt pësoi një humbje 0-1 përballë Lecce-s, duke e mbyllur sezonin e rregullt në vendin e 7-të. Ramadani dhe Medon Berisha, dy kuqezinjtë e Lecce-s festojnë me të drejtë pasi ekipi i tyre arriti të siguroi një biletë për në Serie A sezonin e ardhshëm. Në fillim dukej e vështirë, por me Ramadanin dhe Berishën titullar, Lecce arriti të dalë me 3 pikë nga kryeqyteti duke shpëtuar këtë sezon.



Read it all at Bota Sot