Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz ka fituar apelimin ndaj dënimit për dëshmi të rreme në një komision parlamentar, duke hedhur poshtë aktgjykimin e vitit të kaluar që e kishte dënuar me 8 muaj burg me kusht.
Apeli u pranua me arsyetimin se “vepra objektive e dhënies së dëshmisë së rreme nuk ishte e përmbushur”, raporton BBC.
Kurz, i cili u largua nga politika në vitin 2021 mes akuzave të shumta, e cilësoi vendimin si një rrëzim të të gjitha akuzave ndaj tij.
Ai ende përballet me hetime të ndara për korrupsion lidhur me financimin e sondazheve dhe mbulimit mediatik të favorshëm me para publike, por mohon çdo shkelje.