Deputeti i Guxo-s, pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se kjo javë do të sjellë zhvillime pozitive lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
AIi tha se janë shënuar lëvizje pozitive nga figura politike si Fatmir Limaj, si dhe nga deputetë të veçantë që mund të ndihmojnë në zhbllokimin institucional.
“Besoj që kjo javë që po fillon ka me pru rezultate, ka me pru lajme të mira. Prej nesër e tutje do të kemi lajme pozitive,” u shpreh Avdyli, duke shtuar se “nuk mund të them nesër, nuk mund të them pas dy dite, por këtë javë… do ta kemi zhbllokimin, do ta kemi kryeparlamentarin”, tha ai në DPT te Fidani.
Ai përmendi edhe qëndrimin e Lutfi Hazirit, duke thënë: “Lutfi Haziri ka thënë që nëse i kanë 60 vota, vota ime është 61.”
Sipas tij, edhe dy deputetë të tjerë kanë shprehur mbështetje të ngjashme, megjithatë nuk i përmendi me emra.
Avdyli theksoi se brenda javës priten tri seanca të Kuvendit dhe pret që në njërën prej tyre të ndodhë përparimi i shumëpritur institucional./GS