Nicolò Zaniolo ishte protagonisti i një sherri të bujshëm në “Viola Park” gjatë gjysmëfinales së kampionatit “Primavera” të fituar nga Fiorentina kundër Romës.
Sipas rikonstruksionit të bërë nga Sportitalia, ish-mesfushori i verdhekuqve hyri (i paautorizuar) në mënyrë tallëse në dhomën e zhveshjes së skuadrës së Felsinit për të shkuar në tualet.
Disa djem e pyetën se çfarë po bënte atje, situata u nxeh me ofendime dhe shtytje dhe ai goditi një lojtar me grushta, duke nisur një sherr që përfshiu anëtarë të dy skuadrave.
“Skena patetike”, ka komentuar trajneri i Fiorentinës, Galloppa, ndërsa Roma ka publikuar një shënim në faqen e tyre zyrtare, ky dënon këtë episod të turpshëm.