Për Cristiano Ronaldon rekordet janë gjithçka në këtë pikë të karrierës.
Portugezi duket se do të refuzojë një ofertë të majme të skuadrës ku militon aktualisht, Al Nassr, vetëm se ekipi në fjalë nuk mundi që të kualifikohej në Kupën e Botës për Klube.
Portugezi shkroi dje në rrjetet sociale një tekst ku ka shumë vend për interpretim. “Ky kapitull u mbyll. Historia? Në shkrim e sipër. Mirënjohës të gjithëve”, ishte teksti i publikuar nga 40-vjeçari.
Në javët e fundit është shkruar shumë mbi praninë e Kristiano Ronaldos në Kupën e Botës për Klube. Për këtë argument foli edhe numri një i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili tha se Ronaldo mund të luante në kompeticionin më të ri të organizuar nga FIFA.
Në këtë drejtim mediet spanjolle kanë aluduar se destinacioni më i mundshëm i CR7–ës ishte Brazili. Në Kupën e Botës për Klube do të jenë plot katër skuadra Braziliane ndërsa për momentin vetëm trajneri i Botafogos ka thënë se afrimi i CR7 në ekip do të ishte si një Viti i Ri i parakohshëm për skuadrën e tij.