Agim Ademi i pikëlluar, humb njeriun me të shtrenjtë në familje

- Bota Sot

Agim Ademi i pikëlluar, humb njeriun me të shtrenjtë në familje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, humb njeriun me të shtrenjtë të familjes.

Sot ka ndërruar jetë në moshën 76 - vjeçare vëllai i tij, Bajram Ademi.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot është ndarë nga jeta vëllai im i dashur, Bajram Ademi.

Ceremonia e varrimit do të bëhet më 28 maj 2025 (e mërkurë), në orën 16:40, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrën time dhe të familjes sonë, por kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i freskët në mendjet dhe zemrat tona.

Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet dhe përkrahjen në këto momente të rënda për familjen tonë.

I përjetshëm qoftë kujtimi!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.



Read it all at Bota Sot