Meloni: BE duhet të heq tarifat brendshme që i ka krijuar vetë

- Bota Sot

Meloni: BE duhet të heq tarifat brendshme që i ka krijuar vetë

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, gjatë fjalimit të saj në Asamblenë e Confindustria-s në Bolonjë shprehu se Bashkimi Evropian duhet të eliminojë tarifat e brendshme që i ka krijuar vetë ndër vite, raporton ANSA.

“Besojmë se është thelbësore, sidomos në një kontekst pasigurie në tregjet ndërkombëtare, që Evropa të ketë guximin të heqë ato tarifa të brendshme që i ka vendosur vetes gjatë viteve të fundit”, u shpreh ajo.

Meloni shtoi se “sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, kostoja mesatare për të shitur një mall ndërmjet shteteve të Bashkimit Evropian është e barabartë me një tarifë rreth 45 për qind, krahasuar me vetëm 15 për qind që vlerësohet për tregtinë e brendshme në Shtetet e Bashkuara.

Pa përmendur shërbimet, ku tarifa mesatare e vlerësuar arrin në 110 për qind: kjo nuk ka gjasa të jetë e qëndrueshme”.



Read it all at Bota Sot