Barcelona është e fokusuar në rinovimin e kontratave të lojtarëve.
Katalanasit patën sezon të suksesshëm me trajnerin Flik në krye, për këtë edhe duan të ruajnë grupin.
Si presidenti Laporta dhe drejtori Deko kanë bërë të ditur, që nuk duan lojtarë me vetëm 1 vit kontratë të mbetur.
Kjo për shkak të projektit afatgjatë.
Bie në sy se ka titullarë me vetëm një vit të mbetur kontratë, që e kanë të ardhmen në ajër. Frenki De Jong është edhe emri më i bujshëm i listës.
Në të njëjtat kushte qëndrojnë edhe Erik Garsia, Andrea Kristensen dhe Inigo Martinez. Të tre këto lojtarë që luajnë në mbrojtje.