Me uljen në stol të Edi Martinit te Vllaznia duket se do të ndryshojnë edhe taktikat dhe mënyrat se si do të vendosen shkodranët në fushën e lojës.
Gjatë sezoneve të fundit, ish-trajneri Brdariç, por edhe paraardhësit e tij, shumicën e kohës kanë preferuar vendosjen e formacionit në sistemi 4-3-3 ose 4-2-3-1.
Një mënyre loje dhe interpretimi i saj që është përdorur shumicën e kohës te kuqeblutë. Por me ardhjen e 50-vjeçarit në krye të skuadrës shkodrane duket se ky sistem do të ndryshojë.
Kjo nga vetë ajo çfarë na ka paraqitur tekniku shkodran në vitet e fundit me ekipin e Teutës, ku me durrsakët sistemet e tij të preferuara të vendosjes në fushë kanë qenë 3-5-2 ose 3-4-3.
Me ish-fantazistin që preferon një mbrojtje me 3, e bazuar kryesisht te lojtarë shtatlartë dhe të fortë fizikisht, teksa edhe me ndihmën e krahëve që mund të japin kontributin e tyre në mbrojtje dhe sulm.
Duke krijuar kështu një balancë mes repartit defensiv dhe atij ofensiv. Me Martinin që rrallëherë në kampionatin shqiptar e kemi parë me skuadër të pabalancuar. Ku skuadra duhet të ndërtojë dhe të japë siguri që nga porta dhe prapavija.
Ndryshime të tilla pritet të pasqyrohen te kuqeblutë në nisje të edicionit të ri dhe lojtarët që do të afrohen në skuadër duhet të shkojnë në sinkron me idetë e Martinit në fushën e lojës.