Pellegrini për finalen e Conference League: Chelsea është favorit

- Bota Sot

Pellegrini për finalen e Conference League: Chelsea është favorit

Në prag të finales së Conference League, Betis-Chelsea të planifikuar për të mërkurën në orën 21:00 në Ëroclaë (Poloni), trajneri i skuadrës spanjolle, Manuel Pellegrini është shprehur:

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, kjo është finalja e parë për Betisin”.

Për skuadrën kundërshtare: “Chelsea është i rrezikshëm në gjithçka. Ata janë favoritët”.

Dhe për trajnerin e bluve, Enzo Maresca, të cilin e kishte si lojtar te Malaga: “E shihja se do të bëhej trajner, fliste shumë, bënte shumë pyetje”.

“Jam dakord me Maresca (i cili u ankua për mungesën e kohës për t’u përgatitur për finalen), jo për këtë ndeshje, por në përgjithësi. Nuk do të jetë një justifikim apo alibi sepse jemi mësuar të luajmë çdo tre ditë gjatë gjithë sezonit, por është e vërtetë që do të ishte e drejtë të kishim të njëjtin numër ditësh pushimi”.

Në fund, trajneri fokusohet te plani i lojës për nesër: “Ajo që duhet të bëjmë është të jemi i njëjti ekip si gjithmonë, duhet të menaxhojmë mirë aspektin emocional sepse duke luajtur në kushte të barabarta mund të fitojmë. Megjithatë, nuk duhet të gabojmë për shkak të motivimit të tepruar”.



Read it all at Bota Sot