U akuzua për dhunë ndaj lojtarëve të rinj të Romës, Zaniolo më në fund thyen heshtjen dhe tregon çfarë ndodhi

- Bota Sot

U akuzua për dhunë ndaj lojtarëve të rinj të Romës, Zaniolo më në fund thyen heshtjen dhe tregon çfarë ndodhi

Nicolo Zaniolo ka mohuar akuzat e bëra nga Roma, duke këmbëngulur se nuk ka goditur lojtarët e ekipit ‘Primavera’ dhe se përdori tualetin e tyre vetëm pasi mori leje për të hyrë.

Incidenti ndodhi pas një ndeshjeje mes ekipeve të rinjve ‘Primavera’ të Fiorentinës dhe Romës. Roma pretendon se Zaniolo, në gjendje të dehur, urinoi në dhomën e tyre të zhveshjes dhe sulmoi dy lojtarë të rinj: Mattia Almaviva dhe Marco Litti.

Në një intervistë për Corriere dello Sport, Zaniolo reagoi ashpër ndaj akuzave duke i mohuar ato.

“Nuk e pranoj këtë. Kur kam gabuar, kam marrë përgjegjësi. Por nuk mund të më portretizojnë si dikë që sulmon fëmijë”.

Ai sqaroi se kishte nevojë urgjente për të përdorur tualetin dhe dhoma e zhveshjes së Romës ishte e vetmja që pa hapur.

“Kërkova leje për të hyrë dhe më pritën me buzëqeshje. Nuk hyra me dhunë, madje u përshëndeta me ta,” tha ai.

Sipas Zaniolos, ndërsa po largohej nga banjoja, një lojtar e provokoi dhe situata u tensionua. “Po, humba durimin, por nuk e godita askënd. Nuk pati dhunë fizike, vetëm një debat verbal”.

Roma publikoi një deklaratë ku e përshkroi sjelljen e Zaniolos si të papërshtatshme dhe agresive, por ylli i Fiorentinës këmbëngul që gjithçka është ekzagjeruar.

“Nuk ka pasur shuplaka, grushte, as goditje. Kam ndërgjegje të pastër dhe jam gati të flas me prokurorin federal”, deklaroi Zaniolo.

Aktualisht, FIGC pritet ta thërrasë Zaniolon për të dëshmuar. Ndërkohë, Fiorentina nuk planifikon ta bëjë të përhershëm transferimin e tij, duke nënkuptuar rikthimin te Galatasaray në verë.

25-vjeçari, që u huazua te Fiorentina në janar pas një gjysmësezoni te Atalanta, e përfundoi sezonin me 3 gola dhe 3 asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.



Read it all at Bota Sot