Zanetti: Ka shpirt luftarak unik, kapiteni ideal për Interin

- Bota Sot

Zanetti: Ka shpirt luftarak unik, kapiteni ideal për Interin

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, foli për mikrofonat e “ESPN”, duke komentuar gjendjen fizike të Lautaro Martinez: “Është mirë, ka pasur një dëmtim të vogël. E kemi kuruar dhe, për fat të mirë, në ndeshjen e fundit të Serie A ndaj Comos nuk pati nevojë të luante. Pati një javë të tmerrshme para gjysmëfinales kundër Barcelonës.

Nuk e dinte nëse do t’ia dilte. Qau në fund të ndeshjes. Tregoi se ka një zemër të madhe; donte të ishte aty, ia doli dhe bëri një punë të jashtëzakonshme. Tani ka këtë javë për t’u rikuperuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Lauti, që është kapiteni dhe modeli ynë, ka një ‘garra’ (shpirt luftarak) unike”.

Si është gjendja shpirtërore përpara finales në Mynih?

Jemi të motivuar të bëjmë një paraqitje të madhe, shpresojmë të kemi fund të lumtur. E vlerësoj shumë faktin që këta lojtarë kanë arritur dy finale të Champions League në tri vitet e fundit. Do të përballemi me një rival të madh si PSG. Janë të gjitha kushtet që të kemi një finale të madhe.

Çfarë mendoni për Mastantuono?

Është një nga talentet më të mirë të futbollit argjentinas vitet e fundit. Është vetëm 17 vjeç, ndaj ta shoh të luajë me atë personalitet më duket befasuese. Mendoj se kemi përpara një lojtar me të ardhme të jashtëzakonshme. Ka potencial për të qenë pjesë e kombëtares argjentinase dhe kjo është diçka shumë pozitive. River Plate duhet të jetë krenar që ka në radhët e veta një lojtar kaq të ri, por tashmë të rëndësishëm. Shpresojmë të mos na bëjë keq në Kupën e Botës për Klube.

Lautaro synon gjithçka: Ëndërroj “Topin e Artë”, gjithmonë tregoj çfarë di të bëj

Mes shumë intervistave të dhëna nga kapiteni i Interit, Lautaro Martínez, njëra prej tyre për “TNT Sports Mexico”, ka tërhequr vëmendje, ku ai ka folur për ëndrrën e madhe: fitimin e Champions League.

“Çdo ditë e mendoj, po, jam i sinqertë. Është një ëndërr të mbetesh posteri i kujtimeve të klubit si Javier Zanetti. E ëndërroj çdo ditë, shpresoj që atë mbrëmje të jap maksimumin, si gjithmonë, dhe t’i sjell Interit atë trofe që mungon prej 15 vitesh. Champions-i është shumë i rëndësishëm për ne dhe të gjithë tifozët”.

A e ëndërron edhe “Topin e Artë”?

Po, sepse gjithmonë tregoj atë që di të bëj në fushë. Shpresoj ta arrijmë objektivin tonë kryesor, që është Champions League, sepse “Topi i Artë” varet edhe nga të tjerët, duhet të shpresoj në votat e tyre. Duhet parë pozicioni që kam arritur në renditje vitet e fundit, jam përmirësuar çdo ditë, kjo është dëshmi e punës së përditshme”.

Çfarë ka ndryshuar krahasuar me finale e vitit 2023?

Roli im ka ndryshuar, sepse tani jam kapiten dhe kam më shumë përgjegjësi. Duhet t’iu transmetoj qetësi shokëve të skuadrës, edhe ata janë lojtarë me përvojë. Duhet të lëmë pas momentet e fundit në kampionat, që nuk kanë qenë positive, dhe të fokusohemi te kjo ndeshje që është më e rëndësishmja e sezonit. E kemi arritur këtë objektiv me shumë sakrificë, tani duhet të përgatitemi mirë gjatë javës për të qenë gati të shtunën.



Read it all at Bota Sot