Asi i futbollit botëror në Kosovë, veprimin e tij serbët nuk e kanë pritur! Media në Bosnje: Më pas bëri një xhiro

- Bota Sot

Asi i futbollit botëror në Kosovë, veprimin e tij serbët nuk e kanë pritur! Media në Bosnje: Më pas bëri një xhiro

Dhëndri i Kosovës, futbollisti i famshëm gjerman, Karim Adeyemi, ditëve të fundit po qëndron në Kosovë.

“Futbollisti i Borussia Dortmund në qendër të vëmendjes.

Asi i futbollit botëror ka ardhur në Kosovë.

Karim Adeyemi para stemës së bukur të UÇK-së

Serbia me siguri do të reagojë ndaj njërit prej futbollistëve më të mirë të krahut të sotëm kur të shohë se çfarë bëri ai gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Ekziston armiqësi e madhe midis Serbisë dhe Kosovës dhe çdo mbërritje e një personi të famshëm në Kosovë konsiderohet një fitore e madhe politike dhe diplomatike”, shkruan mediumi boshnjak “Sportsport”.

“Kështu, ylli i Borussia Dortmund, Kerim Adeyemi, ndodhet aktualisht në Kosovë, i cili është në një lidhje me Loredanën, reperen e famshme shqiptare me origjinë nga Kosova.

Pas një sezoni të ngjeshur, Adeyemi dhe partnerja e tij erdhën në qytetin e saj të lindjes, vizituan disa klube futbolli dhe më pas bënë një xhiro me motor me katër rrota që të mbushte me adrenalinë.

Në këtë rast, ai bëri edhe një veprim që me siguri e tmerroi Serbinë.

Konkretisht, Adeyemi vendosi të bënte një foto pranë monumentit të UÇK-së, ose Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai bëri shqiponjën dy krenare”, shkruan mes të tjera media boshnjake.

Është njëri nga lojtarët më të shpejtë në botë.



Read it all at Bota Sot