Rakitiç komenton lamtumirën e Modriçit

- Bota Sot

Rakitiç komenton lamtumirën e Modriçit

Rivalë në Spanjë, por miq shumë të mirë në kohën kur luanin bashkë në kombëtaren e Kroacisë.

Ish-mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç komentoi lamtumirën e fundit dhe emocionale të Luka Modriç nga Real Madridi në “El Partidazo”.

“Më trishtoi shumë, sepse të gjithë duam të vazhdojmë të shijojmë veten me Lukën, por Luka është në Madrid. Të imagjinosh një Madrid pa të është mjaft e vështirë. 

Real Madridi ka pasur lojtarë të shkëlqyer, si Kristiano Ronaldo dhe Serxhio Ramos, por Luka ishte ndryshe. Ai kishte dashurinë e të gjithëve. Në mars, kur ishte këtu në Split me ekipin kombëtar, fola me të dhe pashë se po e shijonte jetën. Modriçit i duhet Real Madridi dhe anasjelltas. Të shohësh Lukën në këtë gjendje nuk është e lehtë”.

Pastaj ai foli për ndeshjen pas ndeshjes me Real Sociedad dhe homazhet në “Santiago Bernabeu”: “Është shumë bukur, homazhet… është hera e parë që të gjithë e shohim ‘shefin’ në tribuna me lot në sy. Më trishton pak.

E vetmja gjë që i kam thënë në telefon këto ditë është se shpresoj që të vazhdojë të kënaqet dhe që të mund ta çojë ekipin tonë kombëtar (Kroacinë) në Kupën e Botës. Më habiti vërtet. Por për mua, si mik, gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë i lumtur”, përfundoi Rakitiç.



Read it all at Bota Sot