Shënoi 16 gola në këtë sezon

- Bota Sot

Shënoi 16 gola në këtë sezon

Florenc Farruku ishte një nga protagonistët e këtij sezoni në Kategorinë e Parë.

Sulmuesi me Burrelin arriti të shënojë 16 gola mes Kupës dhe Kampionatit, duke lënë gjurmë.

Paraqitjet e tij e kanë bërë shumë të kërkuar në merkato.

Fillimisht ishte Vora që po shqyrtonte mundësinë e transferimit, me kampionët e Kategorisë së Parë që e kthyen në objektivin e merkatos.

Por tashmë Partizani duket se është disa hapa para për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit. “Demat” kërkojnë një sulmues për sezonin e ri dhe Farruku ka të gjithë komponentët që iu duhen të kuqve.

Madje bëhet me dije se mes palëve është arritur paraprakisht një akord, me futbollistin që është një futbollist i lirë në treg, pasi kontrata me Burrelin i ka përfunduar. Kalimi i tij te Partizani do t’i jepte mundësinë për një aventurë të re në karrierën e tij, pasi siç dihet deri më tani ka mbajtur veshur vetëm fanellën e matjanëve.



Read it all at Bota Sot