Futbollisti brazilian, Luis Henrique, është afër marrëveshjes me Interin.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se 23-vjeçari tashmë është pajtuar me kushtet e ofruar nga skuadra italiane dhe së shpejti bëhet edhe zyrtarizimi.
Sulmuesi anësor pritet ta nënshkruajë kontratën pesëvjeçare dhe do jetë i gatshëm për Kupën e Botës për Klube.
Interi pritet t’i paguajë plotë 25 milionë euro për shërbimet e brazilianit.
Gjatë këtij sezoni në ligë, Henrique shënoi shtatë gola dhe bëri tetë asiste.