Vijnë sinjale për portierin e Barcelonës

- Bota Sot

Vijnë sinjale për portierin e Barcelonës

Vojçek Shezni besohet se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Portieri 35-vjeçar polak, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor dhe i cili ka një ofertë rinovimi njëvjeçar nga Barcelona, me një kontratë të mundshme 1+1, së shpejti do të nënshkruajë një kontratë për të vazhduar.

Lajmi ka ardhur nga vendlindja e tij, Polonia. Konkretisht, gazetari Piotër Kozminski, nga “Goal Polska”, ka publikuar se portieri, pasi reflektoi për disa ditë me familjen e tij, ka vendosur të qëndrojë në klubin e Barcelonës, megjithëse e di se mund të përfundojë në stol me rikuperimin e kapitenit Ter Shtegen.

Kujtojmë se prej ditësh, Barça po pret një përgjigje nga portierë veteranë.



Read it all at Bota Sot