Jasir Asani luajti sot ndeshjen e radhës me Guangjun. Skuadra e sulmuesit të Kombëtares barazoi 1 me 1 përballë Ulsan.
Asani nuk ia doli të konkretizojë rastet për gol. Për këtë edhe ka reaguar në rrjetet sociale.
“Një nga ato netë ku topi thjesht nuk donte të shkonte brenda. Ditë më të mira po vijnë”, shkruan Asani.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk shënon prej dy muajsh në Korenë e Jugut.
Kampionati filloi në shkurt për Guangjun, ndërsa Asani ka gjetur 3 gola në total deri tani.