Skuadra shqiptare gati për finalen e madhe, nesër synon trofeun e Kupës së Malit të Zi

- Bota Sot

Skuadra shqiptare gati për finalen e madhe, nesër synon trofeun e Kupës së Malit të Zi

Nesër do të luhet finalja e 18-të në histori e Kupës së Malit të Zi në futboll.

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi është gati për finalen e madhe dhe synon Kupën për herë të parë të ekzistimit si klub.

Finalja luhet nesër në orën 20.30 në stadiumin në Nikshiq.

Deçiqi përballet me Mornarin e Tivarit.

“Pavarësisht se si përfundon ndeshja më e bukur e futbollit në Nikshiq, historia do të shkruhet - Deçiqi do ti shtonte një tjetër trofe pas titullit nga sezoni i kaluar, ndërsa Mornari do të fitonte një nga trofetë më të rëndësishëm për herë të parë në më shumë se një shekull ekzistencë”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.



Read it all at Bota Sot