Nesër do të luhet finalja e 18-të në histori e Kupës së Malit të Zi në futboll.
Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi është gati për finalen e madhe dhe synon Kupën për herë të parë të ekzistimit si klub.
Finalja luhet nesër në orën 20.30 në stadiumin në Nikshiq.
Deçiqi përballet me Mornarin e Tivarit.
“Pavarësisht se si përfundon ndeshja më e bukur e futbollit në Nikshiq, historia do të shkruhet - Deçiqi do ti shtonte një tjetër trofe pas titullit nga sezoni i kaluar, ndërsa Mornari do të fitonte një nga trofetë më të rëndësishëm për herë të parë në më shumë se një shekull ekzistencë”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.