Ka qenë një vit për t’u shijuar për Istvan Kovacs. 12 muaj më parë, rumuni po mbyllte një sezon mbresëlënës, duke drejtuar finalen e “Europa League” në Dublin (triumfin e Atalantës), para se të gjykonte dy ndeshje në “EURO 2024”.
Në të njëjtën kohë, ai u bë baba për herë të parë. Pavarësisht ndikimit të një jete të zënë familjare, ai ka shijuar një tjetër sezon të shkëlqyer 2024-2025, që e çoi në emërimin për finalen e Champions League, PSG-Inter, e cila do të luhet të shtunën në Mynih.
Kjo përzgjedhje do ta bëjë Kovács, njeriun e parë që ka gjykuar finalen e secilit nga kompeticionet kryesore aktuale të UEFA-s, pasi ka bërë drejtësi edhe në finalen e parë të “Conference League” më 2022, në Tiranë.
Do të jetë një moment krenarie për 40-vjeçarin, vetë ish-lojtar në nivelin e tretë të futbollit rumun.