Dijar Nikqi po prek majat e karrierës.
Futbollisti që luan në Ligën e Parë te Liria ka gjasë të transferohet në superligën e futbollit belg.
Gazetari Lorik Gashi shkruan se Nikqi është në negociata me Westerlo.
Sipas burimeve një delegacion belg pritet të mbërrijë nesër në Prizren për të diskutuar detajet e marrëveshjes.
Nëse palet pajtohen për kushtet e marrëveshjes, atëherë zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.