Sulmuesi i Superiores merr lajmin e madh

- Bota Sot

Sulmuesi i Superiores merr lajmin e madh

Në fillim të muajit qershor rikthehen sfidat kualifikuese të kombëtareve për Kupën e Botës 2026.

Një prej sulmuesve të Kategorisë Superiore, ka marrë lajmin e madh pak ditë përpara startit.

Bëhet fjalë për bomberin e Vorës, Manfredas Ruzgis që është grumbulluar sërish nga Kombëtarja e Lituanisë.

Para pak orësh, lituanezët kanë publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar.

Ruzgis do të ketë mundësinë të dalë në fushën e lojës në dy sfidat kualifikuese ndaj Maltës dhe Danimarkës. Rikujtojmë se 28-vjeçari u grumbullua dhe në mars nga përfaqësuesja e tij.



Read it all at Bota Sot