Rafael Leao mund të përfundojë te Bayerni.
Ylli i Milanit është një nga lojtarët më të admiruar në Serie A, por duket se aventura e tij në Milano po merr fund.
Igli Tare nuk pritet të refuzojë shitjen e portugezit, edhe pse në listën e largimeve të mundshme ai nuk është i vetmi. Theo Hernandez dhe Maignan janë gjithashtu në rrezik largimi.
Pas refuzimit pikëllues nga Florian Wirtz, Bayern është në hall të madh. I duhet një blerje e madhe në ofensivë dhe Leao mund të konsiderohet një emër bindës. 1,88 metra i gjatë, jashtëzakonisht i shpejtë dhe driblues, 25-vjecari është thuajse në kulmin e karrierës. Më saktë, ende nuk ka treguar potencialin e tij të plotë, gjë që e bën edhe më tërheqës.
Portugezi këtë sezon nuk la gjurmë te Milani. Ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 13 asiste në 50 ndeshje. Nuk janë shifra tepër entuziaste, por klasi i tij nuk diskutohet.