Masa ekstreme për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, ja si do të veprohet

- Bota Sot

Masa ekstreme për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, ja si do të veprohet

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të luhet më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”, konsiderohet një sfidë me rrezik të lartë dhe për këtë arsye autoritetet shqiptare kanë vendosur masa të jashtëzakonshme sigurie.

Rreth 1,500 forca policie do të jenë të angazhuara për garantimin e rendit, përfshirë njësinë RENEA, anti-terrorin dhe SHISH-in, që prej kohësh po monitoron situatën.

Fokusi do të jetë i veçantë mbi përfaqësuesen serbe që do të shoqërohet nga momenti i mbërritjes në Tiranë deri në largim.

Në stadium do të përdoren kamera me njohje fytyre, ndërsa kontrolli i tifozëve do të jetë i rreptë dhe i detajuar.

Biletat do të jenë të personalizuara, ndërsa ndalohet hyrja me objekte të rrezikshme. Rrugët drejt stadiumit do të bllokohen dhe zona do të mbrohet edhe me sisteme antidron.

Përplasjet e së kaluarës mes dy kombëtareve, si dhe tensionet politike, e bëjnë këtë përballje të ndjeshme, ndaj autoritetet kërkojnë nga qytetarët bashkëpunim për një mbrëmje të qetë sportive.



Read it all at Bota Sot