Mezi pret finalen

- Bota Sot

Mezi pret finalen

Të shtunën PSG do të luajë finalen e dytë në pesë vitet e fundit.

Pas asaj që humbi me Bajernin në Portugali, ekipi francez do të ketë një tjetër shans për të fituar një finale.

Këtë herë pengesa e fundit drejt trofeut është Interi ndërsa në ekipin francez ky takim do të jetë i veçantë për dy lojtarë. Markinjos dhe Kimpembe do të jenë të vetmit lojtar të PSG-së, të cilët kanë qenë pjesë e formacionit të mundur nga Bajerni me një gol të Koman.

Me statusin e të mbijetuarit të fundit, Markinjos, i cili ndryshe nga francezi, është në qendër të projektit të Luis Enrikes ka dhënë një intervistë ku premton se do të japë maksimumin pasi kërkon të evitojë dhimbjen e përjetuar pas humbjes me ekipin bavarez.

“E kam humbur një finale më parë dhe e di fare mirë se sa e dhimbshme është. Do të mundohem që të bëj të pamundurën dhe të kaloj eksperiencën time edhe mes shokëve të ekip tani. Disa prej tyre, të cilët sapo kanë mbërritur në klub nuk e dinë se sa e vështirë është arritja në finalen e Champions League”, tha Markinjos.



Read it all at Bota Sot