Maqedonia e Veriut U-18 ka barazuar me rezultat 1;1 me Slloveninë, në ndeshjen miqësore të futbollit.
Ekipi i trajnerit Erhan Selimi luajti shumë më mirë në pjesën e parë krahasuar me pjesën e dytë.
Maqedonia humbi disa mundësi të mira për të shënuar gol.
Maqedonia u paraqit me këtë përbërje: Gorazd Ristovski, Luka Atanasovski, David Stojanovski, Nenad Damjanovski, Emir Shabotiq, Hisar Ali, Admir Latifi, Onur Beshir, Nazif Ceka, Arif Loki, Igor Ristov.