Shqipëria e futbollit të vajzave do të zhvillojë mbrëmjen e sotme ndeshjen e parafundit në Grupin B për Ligën e Kombeve.
Vajzat kuqezi do të luajnë në transfertë kundër Ukrainës, takim që do të zhvillohen orën 19:00 në Varazhdin të Kroacisë.
Ukrainaset, ndodhen në krye të grupit me 10 pikë dhe do të kërkojnë të hipotekojnë vendin e parë në grup, ndërsa Shqipëria është e treta me 6 pikë dhe shpreson në një tjetër rezultat pozitiv, pas dy fitoreve radhazi kundër Kroacisë.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga një treshe arbitrash belge, me Caroline Lanssens kryesore dhe me asistente Margot Jacobs e Maria Etienne.
Pas kësaj sfide, vajzat e drejtuara nga trajneri Armir Grima do ta mbyllën këtë fushatë të Ligës së Kombeve me një takim në shtëpi, teksa do të presin Çekinë, sfidë që do të zhvillohet më datë 3 qershor, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.