“Manchester United nuk ka qenë aq i mirë sa duhet këtë sezon”.
Këto janë fjalët e Harry Maguire, qendërmbrojtësi i “djajve të kuq”, duke folur pas përfundimit të një sezoni tërësisht zhgënjyes për skuadrën e tij.
“E di, është e papranueshme për një klub të kalibrit të United dhe për ne si lojtarë.
Të gjithë ne duhet të marrim përgjegjësinë për pozicionin tonë në Premier League dhe atë që kemi bërë këtë sezon, gjë që nuk mjafton aspak”, shtoi Maguire.
Më tej, mbrojtësi 32-vjeçar shtoi: “Ky sezon nuk duhej të kishte shkuar kështu.
Ne duhet të kishim qenë në një pozicion më të mirë, duke luftuar për një vend në Ligën e Evropës ose Champions League“.
“Ne i kemi zhgënjyer ata shumë edhe pse u kemi dhënë disa momente të shkëlqyera në Europa League dhe disa kujtime fantastike si fitorja në derbin në Etihad. Mbështetja e tyre më ka befasuar edhe mua. Ata janë tifozë të mrekullueshëm dhe e kanë treguar këtë vit“, deklaroi Maguire.