Allegri dhe Tare, dy goditje të mëdha për Milanin

- Bota Sot

Allegri dhe Tare, dy goditje të mëdha për Milanin

Milani ka hedhur themelet për t’u rikthyer një skuadër e madhe, duke finalizuar ardhjet e Igli Tares si drejtor sportiv dhe Massimiliano Allegrit si trajner.

Lidhur me këtë, Fabio Capello ka ndarë mendimin e tij për “Gazzetta dello Sport”: “Milani më dëgjoi dhe u ngrit mbi pedale…

Fillimisht mori një drejtor sportiv të vërtetë, Igli Tare, më pas një trajner të madh, Massimiliano Allegri.

Dy goditje të denja për një klub si Milani.

Duhet ta themi qartë: kuqezinjtë nuk mund të lejojnë më gabime. Shqiptari është një burrë i vërtetë futbolli, duke marrë ish-trajnerin e Juventusit nuk ka gabuar. Jam i bindur se ai ka qenë vendimtar në zgjedhjen për t’ia besuar stolin Max, një njeri me eksperiencë dhe personalitet.

Me të në pankinë, pres të mos shoh më kapriçot e sezonit të fundit”.

“Don Fabio” shkoi më tej në atë që pret nga Allegri: “Para se të flasim për merkato apo taktikë, le të përqendrohemi te ndikimi i menjëhershëm që Max mund të ketë te Milani. Së pari, te mentaliteti. Sezonin e kaluar pamë një skuadër që për 20 minuta bënte gjithçka mirë, pastaj fikej.

‘Blackout’-et lindnin nga një problem: të gjithë merrnin pjesë me entuziazëm në fazën sulmuese, por shumë pak e bënin me të njëjtën dëshirë kur duhej të vraponin prapa. Qetësohuni, me Allegrin kjo nuk do të ndodhë më.

Ai gjithmonë ka ditur të krijojë një kolektiv me kuptim të qartë dhe ekuilibër konkret. Së dyti, duhet të punojë me kokën e disa prej lojtarëve më përfaqësues, që objektivisht kanë zhgënjyer. Duhet të bëjë atë që Conte arriti te Napoli; t’i japë motivim të ri atij grupi që duket se nuk e ka më”.

Një mendim edhe për merkaton që duhet të bëjnë kuqezinjtë: “Është e qartë që Allegrit duhet t’i jepet një dorë edhe nga merkatoja. Reparti ku duhet ndërhyrë me më shumë urgjencë është mbrojtja. Për pjesën tjetër, gjithçka do të varet nga largimet.

Po lexoj që Manchester City po shtyn fort për Reijnders, një lojtar që unë nuk do ta shisja kurrë, por e di mirë si funksionon futbolli sot. Gjëja më e rëndësishme tani është që të ketë një zinxhir të qartë vendimmarrjeje.

Tare dhe Allegri duhet të diskutojnë dhe të bien dakord për zgjedhjet teknike, ndërsa Furlanit i takon të formalizojë blerjet duke vlerësuar aspektin ekonomik. Ai të mos futet në konsiderata teknike, por t’ua lërë këtë Iglit dhe Max-it”.



Read it all at Bota Sot