E mërkura ishte një ditë speciale për Luis Suárez.
Sulmuesi uruguajan shënoi dy gola në fitoren 4-2 të Inter Miami ndaj Montreal Impact dhe festoi siç duhej ndeshjen e tij të 1000-të si futbollist profesionist.
Një arritje që asnjë futbollist tjetër uruguajan nuk e kishte përmbushur më parë.
“Kjo është rruga që duhet ndjekur. Jam krenar për ekipin, i lumtur për rezultatin.
Duhet të vazhdojmë të shtyjmë për të arritur edhe më shumë”, – shkroi Suárez në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti historik.
Edhe pse shifra është e denjë për librin e rekordeve, Suárez i ka sytë nga e ardhmja, me objektiva të qarta për Inter Miamin: të shkëlqejë në Kupën e Botës për Klube dhe të synojë titullin në MLS.
Ja ekipet me të cilat Luis Suárez ka arritur 1000 ndeshje:
Barcelona – 283 ndeshje
Ajax – 159 ndeshje
Kombëtarja e Uruguajit – 143 ndeshje
Liverpool – 133 ndeshje
Atletico Madrid – 83 ndeshje
Inter Miami – 57 ndeshje
Gremio – 54 ndeshje
Nacional (Uruguaji) – 51 ndeshje
Groningen – 37 ndeshje
Në moshën 38-vjeçare, pas një karriere të lavdishme në 8 klube dhe me kombëtaren,
Suárez nuk ka ndërmend të ndalet. Ai dëshiron të shtojë edhe më shumë ndeshje dhe gola në këtë arritje madhështore, duke qenë element kyç në projektin ambicioz të Inter Miami, krah mikut dhe bashkëpunëtorit të përhershëm, Lionel Messi.