Marash Kumbulla ka përjetuar një sezon mbresëlënës me fanellën e Espanjolit.
Mbrojtësi shqiptar ishte një titullar i padiskutueshëm i bardhebluve, të cilët i ndihmoi të arrinin objektivin e tyre në këtë sezon, mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.
“Flashscore” ka shpërndarë një statistkë që e rendit lojtarin e Kombëtares kuqezi të dytin në La Liga.
Marash Kumbullua ka arritur të spastrojë zonën e tij në 221 raste përgjatë kampionatit. Vetëm Omar Alderete i Getafes numëron më shumë largime të topit nga zona e tij, plot 238 të tilla.
Një sezon i shkëlqyer nga Marash Kumbulla, që përfundoi me sukses huazimin e tij te Espanjoli dhe tashmë do të rikthehet në Romë për të vendosur të ardhmen e tij.