Theo Hernandez në dilemë

- Bota Sot

Theo Hernandez në dilemë

Theo Hernandez është në dilemë nëse duhet të zgjedhë paratë apo pasionin. Al-Hilal po përgatit një ofertë të majme për të tunduar mbrojtësin e majtë të Milanit, që përfshin një pagë “monstruoze” në Arabinë Saudite.

Sipas ekspertit të merkatos, Gianluigi Longari, Al-Hilal ka nisur kontaktet e para me agjentët e francezit.

Njëri prej tyre sot në darkë do të takohet me Igli Taren për të kuptuar qëllimet e Milanit.

Tare është i hapur për shitjen e mbrojtësit, sepse kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2026 dhe Milani nuk do ta humbasë me parametra zero. Theo Hernandez ka oferta edhe nga Bayern, Arsenal, Tottenham dhe PSG.



Read it all at Bota Sot