Pasi u sigurua qëndrimi i Antonio Conte edhe për sezonin e ri, Napoli ka filluar lëvizjet e para për të bërë përforcimet e duhura në merkato, ku sezonin e ri do të synojë të mbrojë titullin kampion në Serie A, si dhe të shkojë sa më larg në Champions League.
Klubi kampion i Serisë A është në prag të një lëvizjeje të dyfishtë: transferimi i Kevin de Bruyne dhe Jonathan David, të cilët nuk do t’i kushtojnë asnjë euro. Arsyeja kryesoe pse Conte vendosi të qëndrojë te Napoli, është se drejtuesit e klubit i kanë premtuar teknikut italian përforcimin me lojtarë të klasit botëror dhe emra të konfirmuar.
Transferimi i De Bruyne shihet si një lëvizje për të rigjallëruar mesfushën dhe për t’u dhënë krah emrave si Lobotka, McTominay, Zambo-Anguissa dhe Gilmour.
Jonathan David shihet si partneri ideal i Romelu Lukaku në sulm. Aftësia e kanadezit për të shënuar gola dhe lëvizshmëria në sulm e bëjnë atë një rrezik serizo për mbrojtësit kundërshtar dhe partner ideal për të udhëhequr sulmin.