Reprezentacioni i Maqedonisë U-18 luajti 1:1 kundër Sllovenisë në ndeshjen e dytë miqësore të luajtur në fushën mysafire në Ptuj.
Lojtarët e trajnerit Erhan Selimi luajtën shumë më mirë në pjesën e parë krahasuar me pjesën e dytë. Admir Latifi shënoi golin për Maqedoninë në minutën e 30-të.
Në pjesën e dytë, djemtë e trajnerit Selimi humbën disa raste serioze për të shënuar në rrjetën e nikoqirëve
Ndeshja e parë miqësore e luajtur midis këtyre dy ekipeve përfundoi me një rezultat identik 1:1.
MAQEDONIA: Gorazd Ristovski, Luka Atanasovski, David Stojanovski, Nenad Damjanovski, Emir Shabotic, Hisar Ali, Admir Latifi, Onur Besir, Nazif Ceka, Arif Loki, Igor Ristov; Trajner: Erhan Selimi.