David De Gea vazhdon të jetë pjesë e Fiorentinës.
Viola ka njoftuar sot se ka zgjatur kontratën me portierin spanjoll, deri më 30 qershor të vitit 2028.
Ai iu bashkua klubit verën e kaluar, pasi më parë kishte luajtur për Atletico Madrid dhe Manchester United.
Në sezonin e tij të parë, De Gea bëri 42 paraqitje dhe mbajti portën e paprekur në 11 raste.