Partizani afër firmës me sulmuesin shqiptar

- Bota Sot

Partizani afër firmës me sulmuesin shqiptar

Partizani ka nisur prej ditësh punën për të përforcuar ekipin gjatë kësaj merkatoje.

Një nga repartet që kërkon doemos afrime është sulmi.

Reparti i avancuar ka pësuar më shumë ndryshime në 6 muajt e fundit, pasi u larguan liderët e sulmit në merkaton e janarit. Ndryshime që i vuajti ekipi i kuq, i cili tashmë synon të transferojë lojtarë që sigurojnë gola.

Pasi “Demat” dështuan me transferimin e Florenc Farrukut, janë hedhur në “aksion” dhe kanë gjetur një tjetër sulmues.

Bëhet fjalë për Ismet Sinani, i cili luajti në këtë sezon me Clodiense në Itali në Serie C.

Shqiptari shihet me mjaft kualitet nga të kuqtë, të cilët janë shumë afër transferimit të tij. 26-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Milan në Serie A, ku ka dalë nga akademia e kuqezinjve. Karriera e tij në fakt është e gjitha në Itali për disa ekipe, që kanë milituar në kategori të ndryshme.

Këtë sezon me Clodiense ka luajtur në 37 ndeshje dhe ka mundur të shënojë 5 gola. Gjithashtu ka asistuar edhe në 2 raste. Kontrata me italianët i përfundon në fund të qershorit dhe drejtuesit e kuq synojnë ta transferojnë me parametra 0.



Read it all at Bota Sot