Amir Rrahmani, mbrojtësi më i mirë i Serie A sipas CIES

- Bota Sot

Amir Rrahmani, mbrojtësi më i mirë i Serie A sipas CIES

Mbrojtësi më i mirë i Serie A është Amir Rrahmani. Kështu thotë CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive), që ka përpiluar një listë me 20 lojtarët më influentë në botë për çdo rol, duke analizuar 60 kampionate në mbarë globin.

Përzgjedhja bazohet në të dhëna të përpunuara nga partnerët e këtij observatori të futbollit, duke marrë parasysh edhe minutat e luajtura.

Gjashtë aspektet kryesore të lojës që merren në konsideratë janë: duelet ajrore, aftësia për të mbrojtur me topin në tokë, shpërndarja e pasimeve, mbajtja e topit përpara, krijimi i rasteve për gol dhe finalizimi.

Në listën e mbrojtësve, më i miri rezulton të jetë Virgil van Dijk i Liverpool-it. Podiumi plotësohet nga Aurelien Tchouameni i Real Madridit, që mund të konsiderohet edhe mesfushor, dhe William Saliba. Në vendin e katërt renditet pikërisht Amir Rrahmani, kapiteni i kombëtares së Kosovës, ndërsa i teti është Alessandro Bastoni i Interit.

Në vendin e 17-të ndodhet Berat Gjimshiti, balanca e mbrojtjes së Gian Piero Gasperinit tek Atalanta. Vendi i 20-të shkon për Mario Gila të Lazios, duke kompletuar kështu katërshen e përfaqësuesve nga Serie A në këtë klasifikim.

Ja renditja e plotë e CIES:

1) Virgil van Dijk
2) Aurelien Tchouameni
3) William Saliba
4) Amir Rrahmani
5) Inigo Martinez
6) Nicolas Otamendi
7) Piero Hincapiè
8) Alessandro Bastoni
9) Dayot Upamecano
10) Levi Colwill
11) Dani Vivian
12) Jonathan Tah
13) Nathan Collins
14) Dan Burn
15) Kim Min-Jae
16) Murilo Costa
17) Berat Djimsiti
18) Fabian Schar
19) Olivier Boscagli
20) Mario Gila



Read it all at Bota Sot