Tottenham Hotspur ka bërë lëvizjen e tij të parë për afatin kalimtar të verës.
Fituesit e Europa League, arritën të bëjnë transferimin e parë duke bërë të përhershme huazimin e austriakut, Kevin Danso.
Tottenhami pagoi shifrën e 25 milionë eurove për shërbimet e austriakut.
Danso, kishte bërë lëvizjen te Tottenhami nga Lensi në shkurt të këtij viti, ku që atëherë kishte bërë 15 paraqitje për “Spurs” dhe arriti të fitonte Europa League.