Përveç 18.000 mijë biletave të vendosura në dispozicio nga UEFA sot në finalen e madhe të Champions League ekipi i PSG-së do të mund të mbështetet edhe tek rreth 2000 tifozë më shumë.
Sipas shtypit francez mbështetës të skuadrës kanë shpenzuar shifra marramendëse për të asistuar në eventin e vitit. Mes numrit të konsiderueshëm të tifozëve do të jenë edhe disa ish-lojtarë të PSG-së siç janë Pauleta, Alain Roche, Vincent Guérin, Guillaume Hoarau, Javier Pastore, Valdo, Marco Verratti, Jérémy Ménez dhe Éric Rabesandratana. Daniel Bravo ka mundur të sigurojë vetë një biletë ndërsa Luis Fernandez dhe Antoine Kombouaré do të jenë prezent në impiantin mitik bavarez si analistë të kanalit “M6”.
Emisionin special e prezanton Ophélie Meunier, e cila njihet si një mbështetëse e klubit pasi prania e saj nuk mungon kurrë as në zonën VIP të “Parc des Princes”.
Ish-lojtarët do të ritakohen me ish-trajnerë siç janë Francis Graille, Sébastien Bazin dhe Robin Leproux. Drejt Mynihut kanë udhëtuar edhe krerët më të lartë të futbollit francez siç janë Philippe Diallo dhe Vincent Labrune, të cilët përfaqësojnë Federatën dhe Ligën. Ndërsa vihet re mungesa e Noël Le Graët. Ish-kreu i Federatës Franceze të Futbollit edhe pse kishte ftesë nga PSG nuk do të jetë në stadium.
Në shkallët e “Allianz Arena” nuk do të mungojnë as VIP-at që nuk kanë praktikuar këtë sport. Këtu mund të përmendim tifozët e PSG-së, aktorët Roschdy Zem apo Michaël Youn, Malik Bentalha dhe muzikantin e famshëm DJ Snake.
Në Mynih sot do të jetë edhe ish-presidenti i AS Saint-Étienne, Bernard Caïazzo, i cili do të shoqërohet nga Jean-Claude Darmon. Në Allianz Arena sot të pranishëm do të jenë edhe djemtë e Nicolas Sarkozy..