Al-Hilal i ofron një rrogë të çmendur në krahasim me atë qe merr te Milan

- Bota Sot

Al-Hilal i ofron një rrogë të çmendur në krahasim me atë qe merr te Milan

“Milannews.it” raporton se Al-Hilal është i gatshëm t’i ofrojë një super kontratë Theo Hernandez, me një rrogë 4 herë më e madhe se ajo që merr aktualisht te Milan.

Francezi paguhet aktualisht 4 milionë euro në sezon, ndërsa ai kërkon 7-8 milionë euro për të rinovuar kontratën, e cila skadon qershorin e vitit 2026.

Në anën tjetër, Al-Hilal i ofron Hernandez 18 milionë euro rrogë vjetore dhe 20 milionë euro për kartonin e tij te Milan.Pavarësisht ofertës shumë bujare të klubit arab, Theo Hernandez është ende në mëdyshje.

Francezi po pret ofertat nga klube të mëdha brenda Europës, pasi synimi i tij është ende të luajë në elitë dhe të jetë pjesë e Francës për Kupën e Botës 2026, por në rast se zgjedh të transferohet në ligën arabe, shanset që të grumbullohet nga kombëtarja e “Gjelave” janë thuajse zero.

Ndërkohë drejtuesit e Milan janë të gatshëm të lejojnë largimin e francezit për shifrën 20-25 milionë euro dhe oferta e ardhur nga Al-Hilal, pra 20 milionë euro, për ta është e pranueshme.



Read it all at Bota Sot