Po nëse finalen e vendosin penalltitë? Interi do i besojë dhe një “specialisti” si Asllani

- Bota Sot

Po nëse finalen e vendosin penalltitë? Interi do i besojë dhe një “specialisti” si Asllani

Nëse finalja e Championsit mes Interit dhe PSG shkon deri te penalltitë, zikaltërit janë gati, emocionalisht dhe teknikisht. Sepse për Simone Inzaghin, penalltitë nuk janë një “lotari”, siç shpesh përshkruhen në mënyrë të padrejtë, por një aftësi e mirëfilltë që stërvitet dhe planifikohet me kujdes.

Pika e palëkundur e besimit të Interit në penallti është Hakan Çalhanoglu: arkitekt i ftohtë nga 11 metra. Turku ka realizuar 49 penallti nga 55 tentativa në karrierë, dhe në Serie A ka një bilanc të jashtëzakonshëm: 19 gola nga 20 goditje.

Pas Çalhanoglus, një tjetër emër që mund të hyjë veç për të goditur është Kristjan Asllani, që ka treguar siguri dhe saktësi në stërvitje. Henrikh Mkhitaryan është gjithashtu një alternativë me përvojë – ka shënuar 12 nga 15 penallti.

Lautaro Martinez, një figurë që mbart presionin dhe dëshirën për shpërblim pas zhgënjimit të Madridit. Edhe pse raporti i tij me penalltitë është i ndërlikuar, ai ka përvojë në skena madhore: gjuajti ndaj Holandës në çerekfinale dhe u përgatit për të fundit në finalen e Botërorit ndaj Francës (që përfundoi pa u realizuar).

Në skenë mund të shfaqen edhe Francesco Acerbi, që goditi në finalen e humbur të vitit të kaluar, si dhe emra të rinj si Piotr Zielinski dhe Nicola Zaleëski. Por mbi të gjitha, Interi ka një garanci të madhe mes shtyllave: portieri Yann Sommer, i njohur për instinktet e tij ndaj penalltive.

Në një finale ku çdo detaj mund të bëjë diferencën, Interi duket se nuk lë asgjë rastësisë, as nga pika e bardhë.



Read it all at Bota Sot