Para finales PSG- Inter sonte në Munih, kanë ndodhur përplasje mes tifozëve të dyja skuadrave.
Gazeta LEquipe raporton se tifozët e PSG-së janë sulmuar në metronë e Munihut.
Media franceze raportoi se “tifozët që mbanin fanellat e klubit italian, të cilësuar si tifozë me tehe, hynë papritur në metro përpara se të sulmonin tifozët e PSG-së”.
Një tifoz i PSG-së u plagos para se policia të shpërndante turmën me gaz lotsjellës, raporton KosovaPress.
"Një konfrontim fizik ka ndodhur në metro gjatë së cilës është përdorur gaz lotsjellës. Një hetim është duke u zhvilluar," tha policia e Munihut.
Një video e përballjes mes tifozëve në tren po shpërndahet edhe në rrjetet sociale, por nuk dihet nëse është i njëjti incident i raportuar nga LEquipe.
Po ashtu nga mediat gjermane raportohet se tifozët e Interit hodhën gurë ndaj atyre të PSG-së në stacionin Fröttmaning, ku shpërtheu një sherr i madh. Policia gjermane ka ndërhyrë dhe ultrasit janë drejtuar drejt stadiumit të Munihut.