Do luhet sot në Munich, finalja e madhe dhe më e rëndësishmja e këtij sezoni, ajo e Champions League, aty ku do përballen PSG dhe Inter.
Francezët e nisën shumë keq në formatin e ri të këtij sezoni në Champions League dhe arritën të kualifikoheshin vetëm në ndeshjet e fundit, duke u renditur në vendin e 15-të në fazën e grupeve.
Në play-off për t’u kualifikuar në fazën e 1/16-ve eliminuan Brest me rezultatin e përgjithshëm 10-0, pastaj në 1/16-at eleminuan Liverpool-in, më pas Aston Villa-n, në gjysmëfinale eleminuan një tjetër ekip anglez, Arsenal-in, për të mbërritur kështu në finale e sotme.
Në anën tjetër, Interi e mbylli në vendin e katërt fazën e grupeve, në 1/16-at eleminuan Feyenoord, më pas Bayern, në gjysmëfinale eleminuan Barcelonën në një sfidë që do mbahet mend gjatë, për të mbërritur kështu në finale.
Përsa i përket formacioneve zyrtare, dy trajnerët, Luis Enrique dhe Simone Inzaghi nuk lënë vend për surpriza dhe kanë hedhur në fushë 11-tshet e tyre më të mira.
PSG XI: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia
Inter XI: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Martinez.