Al-Khelaifi nuk harron kritikat

- Bota Sot

Al-Khelaifi nuk harron kritikat

Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi u shpërblye mbrëmë pas gjithë këtyre viteve që investonte dhe kërkonte Championsin.

Pas këtij triumfi ai nuk mund të ishte më i lumtur se kaq, por nuk i ka harruar kritikat që ka marrë gjatë viteve.“Ju gjithmonë na kritikoni dhe dyshoni te aftësitë tona, por sot treguam se mund të fitojmë.

Ne luajtëm për Francën, jo vetëm për Parisin. Jemi krenarë, kemi shumë tifozë. Faleminderit trajnerit, lojtarëve, Luis Kampos dhe atyre që na mbështetën”, tha ai për “RMC Sport”.

Shpërthimi kishte filluar pak më parë në mikrofonat e Canal+, ku numri një i PSG-së nënvizoi se sa shumë njerëz nuk besonin në projekt dhe as në qëndrueshmërinë financiare të klubit. “Ne jemi kampionë! Është një ëndërr e bërë realitet.”

Al-Khelaifi gjithashtu donte të nxirrte në pah përbërjen e skuadrës, duke nënvizuar moshën mesatare shumë të re (25 vjeç e 96 ditë në finale) dhe lidhjen e fortë me futbollin francez.

“Ne nuk jemi vetëm një klub parisien, por një ekip francez që mbron ngjyrat e vendit. Ne kemi një ligë konkurruese dhe shumë lojtarë të talentuar. Shikoni dygolëshin e Desire Doue, ishte madhështore”, përfundoi ai.



Read it all at Bota Sot