Një brazilian për sulmin!
Klubi i Mançester Junajtid ka bërë zyrtare transferimin e parë të rëndësishëm për merkaton e verës, duke siguruar firmën me sulmuesin brazilian Mateus Kunja.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare bëhej e ditur se “djajtë e kuq” kishin gjetur akordin me klubin e Ullvërhempton për transferimin e 26-vjeçarit i cili ka filluar të aktivizohet më rregullisht edhe me përfaqësuesen e Brazilit.
Në karrierën e tij, Kunja ka luajtur 270 ndeshje në kampionatin anglez, spanjoll, gjerman dhe zviceran, duke shënuar 72 gola. Në dy sezone e gjysmë me Ullvërhempton, Kunja ka shënuar 33 gola në 92 ndeshje.