Barcelona interesohet për “diamantin” e ri të Europës

- Bota Sot

Barcelona interesohet për “diamantin” e ri të Europës

Barcelona nuk ka hequr dorë nga strategjia për të ndjekur talente të reja që i përshtaten filozofisë së saj të futbollit, dhe një nga emrat që ka fituar vëmendjen e madhe të drejtuesve katalanas në muajt e fundit është Rodrigo Mora.

Mesfushori sulmues i Portos, vetëm 18 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë pas një sezoni shumë të mirë, ku arriti të shënojë edhe 10 gola në kampionat.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk e fshehu admirimin për lojtarin e ri portugez gjatë pjesëmarrjes së tij në kongresin ndërkombëtar të mbajtur në Matosinhos, ku u pyet drejtpërdrejt për lojtarin.

Edhe pse shmangu diskutimin për një transferim të mundshëm, Deco la të kuptohej se Mora vlerësohet shumë nga drejtuesit e Barcelonës.

“Rodrigo Mora është një lojtar i veçantë. Të shohësh dikë të moshës së tij të marrë atë rol në një klub si Porto është shumë emocionuese”, komentoi Deco.

Prestigjozja katalanase SPORT raporton se Rodrigo Mora sapo ka zgjatur kontratën e tij me Porton deri në vitin 2030, një rinovim automatik me arritjen e moshës madhore. Për më tepër, klubi ka vendosur një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh, me qëllim të përfitojë sa më shumë nga një shitje e tij e mundshme, duke parë interesin e shumë klubeve të mëdha.

Te Porto janë të vetëdijshëm se mbajtja e mesfushorit sulmues  për një periudhë afatgjatë do të jetë e vështirë dhe tashmë po punojnë për të shfrytëzuar potencialin e tij në treg dhe për të përfituar sa më shumë nga kartoni i tij.



Read it all at Bota Sot