Mediumi serb e ka me Kosovën: Ja çfarë u lejoi FIFA shqiptarëve shtatë ditë para ndeshjes

- Bota Sot

Mediumi serb e ka me Kosovën: Ja çfarë u lejoi FIFA shqiptarëve shtatë ditë para ndeshjes

Shqipëria është gati për sfidën e madhe të Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëëror të futbollit.

Rivali i tyre është Serbia.

Ballafaqimi luhet të shtunën e 7 qershorit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Mediumin serb “Informer” e shqetëson një fakt dhe llomotit kundër një vendimit të FIFA-s.

“Serbia do të përballet me një ferr në Tiranë: Kthesë tronditëse - ja çfarë u lejoi FIFA shqiptarëve shtatë ditë para ndeshjes!”, është titulli i mediumit serb.

“Shtëpia e futbollit në botë i lejoi vendit pritës të ketë stadiumin e mbushur plot, edhe pse vendimi fillimisht ishte ndryshe.

Shqiptarët u detyruan që të mbyllin 20 për qind të kapacitetit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë, por kjo nuk është më kështu?!

Lobimi i vazhdueshëm në FIFA ka dhënë fryte dhe, sipas mediave shqiptare, është dhënë drita e gjelbër që të hapet i gjithë stadiumi. 

Para vendimit të fundit, sektori pas portës, ku zakonisht akomodohen tifozët më radikalë të Shqipërisë, ishte i mbyllur.

Megjithatë, ekziston tashmë frika se mund të ketë abuzime dhe se tifozët nga Kosova do të jenë në atë pjesë të tribunave.

Tani është e qartë se Serbia e pret një ferr i vërtetë në Tiranë dhe është e sigurt se fokusi nuk do të jetë vetëm te futbolli, por edhe te gjëra të tjera. Rreth 200,000 shqiptarë kanë aplikuar për bileta dhe vetëm 22,000 prej tyre do të jenë në stadium”, shkruan mediumi serb.



Read it all at Bota Sot