Barcelona gati të zyrtarizojë transferimin e parë

- Bota Sot

Barcelona gati të zyrtarizojë transferimin e parë

Barcelona është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të parë për sezonin e ri. Bëhet fjalë për portierin e Espanyol, Joan Garcia.

Mediat në Spanjë bëjnë me dije se Barcelona ka rënë dakord për kushtet personale me portierin 24-vjeçar, ndërsa është shumë pranë arritjes së marrëveshjes edhe me Espanyol.

Transferimi i Joan Garcia do i kushtojë Barcelonës 25 milionë euro, aq sa është klauzola e vendosur nga Espanyol për portierin 24-vjeçar. Ardhja e Joan Garcia do të thotë lamtumirë për Marc Andre ter Stegen.

Edhe pse portieri gjerman në deklaratat e fundit ka hedhur poshtë mundësinë për t’u larguar nga Barcelona, në Spanjë janë të sigurt se ai nuk do pranojë të jetë numri 2.

Zyrtarizimi i marrëveshjes për transferimin e Joan Garcia pritet të ndodhë brenda javës që vjen. Pas portierit, Barcelona do të synojë të përforcohet dhe me një sulmues anësor, ku në listë janë disa emra si Leroy Sane, Marcus Rashford, Gabriel Martinelli etj.



Read it all at Bota Sot