Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani ka ardhur në Kosovë për ndeshjet e muajit qershor.
Rrahmani me vete ka marrë disa dhurata, të cilat ka filluar t’i shpërndajë.
Lojtari “dardan” i Sparta Pragës takoi ish-trajnerin e tij, Faruk Statovcin dhe ia dha një fanellë si dhuratë dhe një palë atlete.
“Jam krenar për pěrkushtimin, disiplinën dhe pasionin që ke treguar në çdo hap të karrierës tënde.
“Dhurata jote më kujton momentet e përbashkëta në fushe dhe me motivon te vazhdoj të jap më të mirën në formimin e lojtarëve të rinj.
“Të uroj suksese të mëtejshme dhe e di që rruga Jote do të jete me arritje të mědha”, ka shkruar Statovci pas takimit që pati me lojtarin kosovar
Kujtojmë që Rrahmani është i ftuar nga Franco Foda për dy ndeshjet miqësore të Kosovës gjatë muajit qershor, ndaj Armenisë dhe Komorasit.